BRITANI E MADHE

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nuk ka harruar të urojë festën e Fiter Bajramit për të gjithë fansat e saj.

Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, zgjodhi fjalë të veçanta për këtë festë madhëshore.

“Urime festën e Bajramit për familjen time, shoqërinë dhe të gjithë ata që festojnë”, ka qenë urimi i artistes 24-vjeçare.

Këngëtarja që prej fillimit të lock down-it është izoluar në shtëpinë e saj në Londër, ndërsa këtë periudhë e ka kaluar me familjen dhe të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: