Banesa e Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit nuk është hera e parë që vendoset në shënjestër. Dy vite më parë, më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar kishin vendosur në derën e banesës së Skënder Likës, 8 plumba.

Ishte Lika që i pikasi plumbat, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes.

Pak muaj më pas, në dhjetor 2021 policia arrestoi Skënder Likën dhe djalin e tij, si dhe shokun e tij për vrasjen e Rakip Rolit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb detaje të reja mbi shpërthimin me tritol në banesën e Skdënder Likës.

“Skënder Lika dyshohet se është xhaxhi i Ilir Lika. Banesa është e rrethuar me kamera vëzhgimi. Të shumtë janë dhe qytetarët që kanë pasur dëmtime në baneat e tyre. Janë të paktën 3 biznese që kanë pasur dëmtime. Nuk kemi ende një numër të saktë, por dy prej tyre kanë marrë dëmtim. Policia duket se ka një pistë për ngjarjes, siç është ajo e hakmarrjes. Për vrasjen e Rakip Rolit”, raportoi live gazetari Ndreka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb