TIRANË- Deputeti demokrat Endri Hasa vazhdon të deklarojë se Air Albania nuk ekziston. Sot Hasa ka publikuar edhe itinerarin e fluturimeve ku sipas tij thuhet se avioni që u nis sot nga Rinasi është fluturim shtesë i Turkish Airlines.

Ai akuzon kryeministrin se po gënjen dhe thotë se se vettingu e ka shfazuar.

STATUSI I DEPUTETIT TË PD
Vettingu në politikë e ka shfazuar Edi Ramën!
Mashtron shqiptarët, keqpërdor studentët, jep shfaqje me një kompani që nuk është e licencuar për fluturim me kodin shqiptar.
Sot nga Rinasi në orën 8:30 nuk u nis asnjë avion i Air Albania, siç gënjeu Edi Rama. Për shfaqjen qesharake të kryeministrit në hall u përdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.
Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës.
Vettingu i politikës do ta fluturojë Edi Ramën nga zyrat e shtetit, që i përdor për të vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptarët!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb