Në komisionin e Ligjeve u diskutua edhe çështja e ish-zvkryeministres Belinda Balluku. Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet rreth kësaj çështje për të cilën tha se nuk do të kishte çështje, nëse nuk do të kishte shkelje të ligjeve. Gjithashtu shtoi se mungesa e masës dëmton hetimin.
“Një çështje që Parlamenti është përfshirë. Nuk do kishte çështje nëse nuk do kishte shkelje të ligjeve. Qëndrimin e prokurorisë e keni të qartë, por kështu keni të qartë edhe mënyrën se si prokuroria ka vazhduar hetimet pas mospranimit të kërkesës. Faktet tregojnë që prokuroria ka bërë punën, të dyja së bashku këto elementë, Sot nuk mund të para-shpall një vendimmarrje çështjesh në hetim, por garantoj që do jetë një vendimmarrja e bazuar në ligj në prova që siguron hetimi”, tha ai.
Gjithashtu kreu i SPAK u pyet edhe për çështjen e imunitetit të deputetit, refruar rastit të Belinda Ballukut.
“Çështja konkrete, qëndrimi i SPAK është publik. Sa i përket situatë kushtuese, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit por nuk ndalon prokurorinë të zhvillojë hetime të plota dhe të pavarura. Mungesa e një mase e vështirëson jë hetim edhe e dëmton por nuk miratojmë ligje dhe jemi të detyruar t’i bindemi këtij kuadri ligjor. Të ishim ne pala që miratonte ndryshime ligjore, personalisht unë mendoj se s’duhet të kishte imunitet fare”, tha më tej Braho.
