SPANJA

Spanja ka rikthyer në pronë të shtetit një pallat për pushime verore që e kishte familja e ish- diktatorit Francisco Franco.

Franco vendosi nën diktatin e tij Spanjën nga vitit 1939 deri në 1975, porn ë 1938 si kreu i shtetit mori Pazo de Meiras që e përdorte për pushime.

Ajo ndodhet në very- perëndim të Spanjës, dhe Gjykata në këtë zonë vendosi t’ia rimarrë pasi në 1938 ai e kishte marrë për shkak të detyrës, dhe jo personalisht.

Prej vitesh, pas rënies së diktaturës në Spanjë, familja Franco është përpjekur të rruajë pronësitë por edhe vitin e kaluar humbi betejën ligjore për të ruajtur eshtrat e ish- diktatorit në një mauzeole si monument kombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb