Trashëgimia e mbretit të Spanjës Felipe VI është 2,573,392.80 euro.

Kështu bëhet e ditur në një deklaratë zyrtare nga Shtëpia Mbretërore, sipas së cilës objektivi i monarkut është të “përmbushë angazhimin” për të përmirësuar transparencën e institucionit, në krye të të cilit është, që kur hipi në fron në 2014, për ta bërë monarkinë “të respektuar dhe me besim tek qytetarët e tij’.

Sipas Shtëpisë Mbretërore, trashëgimia e mbretit përbëhet nga rreth 2.2 milionë euro të depozituara në llogari bankare ose të investuara dhe rreth 300,000 euro në “vepra arti, antike dhe bizhuteri”.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb