SPANJE

Do të përcillet sot në banesën e fundit në një varrezë në Malaga i vogli Julen, djali dy vjeçar që ra në një pus rreth 70 metra në 13 janar.

Trupi i tij i gjet pa jetë në natës mes të premtes dhe të shtunës së kaluar. Qyteti spanjoll ka shpallur tre ditë zije. Arkivoli me trupin e vogëlushit është transferuar dje në mbrëmje në varresat e El Palo.

Sipas të dhënave të autopsisë, Julen ka humbur jetën pikërisht ditën kur ka rënë në pus, shkruajnë mediat spanjolle.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb