Kylian Mbappe do të ndajë rrugët me PSG në verë. Ylli francez përflitet për një kalim te Real Madrid, skuadër që e dëshiron prej vitesh. Në një intervistë të dhënë së fundmi nga grumbullimi i kombëtares, Mbappe ka “ndezur” edhe më shumë thashethemet.

“Tchouameni tha se do të më shohin më shumë në Spanjë? Epo, me PSG-në luajta kundër Real Sociedad dhe tani Barcelona na pret në çerekfinale të Champions League.

Nëse shkojmë më tej, ndoshta do të përballemi me Atletico Madridin e Simeones në gjysmëfinale. Kështu që unë do të thosha po, spanjollët patjetër do të më shohin pak më shumë”-deklaroi Mbappe.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: