TIRANE – Greta Hoxha është vajza e cila ka thyer tabutë në Shqipëri dhe ka vendosur që të bëjë një gazetari ndryshe. Spikerja e lajmeve të Zjarr Tv, e cila i prezanton ato topless ka rrëfyer në “Pasdite në Top Channel” se kjo formë e të dhënit të lajmeve nuk e ka penalizuar, përkundrazi, e ka ndihmuar që ajo të arrijë atje ku ka dashur gjithmonë.
50039706
“E dashuroj gazetarinë. Unë me profesion jam juriste, por pas të 30-ave do ta ushtroj. Kur mora ftesën për tek Zjarr TV isha e re dhe u përshtata fillimisht tek emisioni i mëngjesit. Lajmet i jepja vetëm në fundjavë. Jam e kënaqur. Ne kemi sjellë diçka të re. Formati i prezantimit të lajmeve topless bëri bujë në media. Ndihem krenare. Puna që unë bëj nuk më ka penalizuar, por më ka ndihmuar për të arritur atë që unë dua” – tha Greta duke theksuar se të gjitha vajzat e ekranit dalin me dekolte të tepruara dhe një gjë e tillë nuk duhet të paragjykohet: “Unë kam thyer tabu dhe kam sjellë revolucion në Shqipëri. Ndryshe nga këto vajza që zhvishen, unë nuk bëj vetëm këtë, unë gjithashtu di të moderoj dhe të bëj gazetari. Unë e kam pasion televizionin dhe ftesën e Zjarr TV e pranova me kënaqësi”.
Greta gjatë intervistës së saj shprehet se profesionin e spikeres me dekolte të hapur do vazhdojë ta bëjë pavarësisht paragjykimeve, pasi siç shprehet ajo çdo gjë që paragjykohet shitet:
“Nuk mund të paragjykohemi nga njerëzit “e moralshëm” të cilët jetën e tyre e kanë të mbushur në gabime. Ne jemi të veçantë, nuk kemi kopjuar askënd. Kam marrë oferta edhe nga mediat e huaja, por nuk pranova sepse kishte disa çështje teknike që nuk mund të realizoheshin. Kemi pasur në studio edhe politikanë, të cilëve nuk u ka bërë përshtypje fare paraqitja jonë. Prezantimi i lajmeve me dekolte të hapur është diçka e re, u paragjykua në fillim, por tashmë janë mësuar. S’ka asgjë negative.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: