Pamela Anderson ka bërë të ditur se po publikon një libër gatimi.

Aktorja e famshme u frymëzua nga familja e saj, sipas asaj që ajo thotë dhe shkroi një libër prej 228 faqesh, i cili përfshin “80 receta të bëra vetë dhe të ndikuara globalisht” me bazë bimore. Përveç kësaj, ajo përfshin këshilla për dizajnin e qëndrueshëm, si dhe kopshtarinë.

Sipas njoftimit për shtyp, “Libri i saj u krijua fillimisht si një dhuratë mirëseardhjeje për djemtë dhe partnerët e saj dhe përbëhej nga një kuti me letra recetash, të titulluar “Të dua”.

“Ky libër ishte një punë që doli nga zemra ime, duke u vërshuar në univers, me të gjitha gjërat e mia të preferuara në jetë, me ushqime dhe me çudira. Frymëzuar nga udhëtimet e mia, por kryesisht nga ishulli ku u rrita, një pyll tropikal që meriton gjithë lavdinë”. tha ajo.

Së fundi, Pamela shkruan: “Ky është një libër gatimi dhe një libër jetese, asgjë e zbukuruar, duke festuar magjinë e vendndodhjeve piktoreske, ku natyra ka gjithmonë vendin e krenarisë në tryezë. Mezi pres që të jetë në të gjitha shtëpitë, nga familja jonë deri te tuajat”.

Ky libër është i dyti për Pamela Anderson, e cila një vit më parë publikoi kujtimet e saj me titull “Love, Pamela”.

Kopertina e librit e tregon Pamelën të ulur në një tavolinë prej druri. Sipas revistës People, fotot e recetës janë realizuar në kuzhinën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb