TIRANE – Pak ditë më parë, stilisti kosovar Valdrin Sahiti ka kritikuar gazetaren Iva Tiço për mënyrën se si vishet, duke deklaruar se ajo do bënte mirë të mos fliste për modën. Në emisionin “Veshja si kartëvizitë” në “Opinion”, stilisti tha: “E kam parë shumë që flet për modën, por kështu siç vishet do bënte mirë mos të fliste.”

Gazetarja Iva Tiço është vendosur menjëherë në kundërsulm, duke zbuluar se fustani i këngëtares “Albërie Hadërgjonaj”, i stiluar nga Valdrin Sahiti për “Këngën Magjike”, është identik me fustanin e koleksionit 2016 të “Pronovias Fashion Group”.

Madje, sulmi i gazetares shkon edhe më tej, kur e quan stilistin më të preferuar nga këngëtarët shqiptarë, “rrobaqepës”.
“Unë s’kam thënë kurrë që marr vesh nga moda dhe s’kam folur kurrë për të. PO nga fustanet e nuseve marr vesh cik më shumë se këta rrobaqepësit e Kosovës që e mbajnë veten për stilistë dhe kopjojnë pikë e presje.”- shkruan Iva Tiço në rrjetet sociale.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: