Dizajneri i modës Paco Rabanne ka vdekur në moshën 88-vjeçare . Sipas raportit të BBC, stilisti ikonë dha frymën e tij të fundit të premten në Portsall, Francë. Francisco Rabaneda Cuervo, siç ishte emri i tij i vërtetë, jetoi një jetë legjendare, hyjnizoi dhe u bë sinonim i parfumeve dhe veshjeve që dizenjoi.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga grupi spanjoll Puig, i cili drejton shtëpinë e modës Paco Rabanne dhe biznesin e parfumeve.

“Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e z. Paco Raban, ” tha për WWD Marc Puig, presidenti dhe CEO i Puig. “Historia e Puig dhe Paco Rabanne filloi në fund të viteve 1960 me lëshimin e Calandre,” shtoi ai.

Shtëpia e modës “Paco Rabanne” i ka dhënë lamtumirën e fundit themeluesit të saj me një postim në Instagram. Nën një foto të stilistit shkruhet: “Paco Rabanne dëshiron të nderojë stilistin dhe themeluesin tonë vizionar që ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare. Ndër figurat më me ndikim të modës të shekullit të 20-të, trashëgimia e tij do të mbetet një burim i vazhdueshëm frymëzimi. I jemi mirënjohës Monsieur Rabanne për themelimin e trashëgimisë sonë pioniere dhe përcaktimin e një të ardhmeje me mundësi të pakufishme.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Paco Rabanne lindi në shkurt të vitit 1934 në qytetin Pasajes, në provincën Gipuzkoa në veri të Spanjës. Ai u bë i njohur gjerësisht në vitet 1960.

Koleksioni i parë, i titulluar “12 fustane të paveshura në materiale bashkëkohore”, mund të ketë zemëruar shtypin francez të modës, por ai përcaktoi rrugën e stilistit në këtë fushë.

Në dizenjot e tij, Paco Rabanne përdori materiale “origjinale” prej metali dhe letre, për kopsa dhe lesh dhe vishte figura të rëndësishme si Mia Farrow, Audrey Hepburn dhe Jane Fonda.

Edhe pse krijimet e tij nuk ishin aspak “tradicionale”, ai tha për WWD: “Unë jam një nga stilistët më klasikë në modë. Saint Laurent, Balenciaga, Givenchy dhe Cardin janë barok.”

Pas daljes në pension në vitin 1999, ai u tërhoq nga qendra e vëmendjes dhe rrallë u shfaq në publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb