Një objekt druri, rreth 2000-vjeçar në formën e një organi gjenital mashkullor, mund të jetë përdorur si lodër seksi nga romakët e lashtë në Britani. Objekti është zbuluar fillimisht në vitin 1992, në një fortesë romake në Vindolanda, pranë Murit të Perandorit Adrian, që dikur ndante Perandorinë Romake nga toka e keltëve në ishullin britanik. Atëherë studiuesit menduan se ishte një vegël pune, por sipas një publikimi të fundit në revistën “Antiquity”, përdorimi ishte krejtësisht për tjetër qëllim.

Gabimi historik ishte bërë për shkak se objekti i drunjtë ishte gjetur pranë dhjetëra këpucëve, veshjeve dhe mjeteve të tjera të përditshmërisë.

Objekti i gdhendur është rreth 16 centimetra i gjatë dhe mund të jetë përdorur si lodër seksi. Nëse supozimet paraprake konfirmohen plotësisht, atëherë ai do të jetë i vetmi objekt i këtij lloji i gjetur nga epoka romake. “Nuk duhet të befasohemi nga kjo që kemi gjetur”, thotë për CNN Rob Collins, profesor i arkeologjisë në Universitetin e Njukasëllit. “E dimë, nga arti dhe letërsia romake që lodrat e seksit përdoreshin që në atë kohë që ekzistonin. Por nuk kishim gjetur kurrë më parë objekte të tilla”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas studimit, fakti që këto objekte nuk gjenden rëndom në kërkime arkeologjike, vjen për shkak se mendohet që krijoheshin me materiale organike, të cilat nuk i rezistonin kohës.

Një tjetër hipotezë është që objekti i drunjtë mund të jetë përdorur jo vetëm për kënaqësi, por edhe si mjet torture për skllevërit apo të burgosurit e kohës. Gjithashtu, ai mund të jetë përdorur edhe për të përzierë përbërës të ndryshëm në kuzhinë, ose të jetë gdhendur si një simbol fuqie dhe mbrojtjeje, në përputhje me besëtytnitë e kohës që shoqëronin qytetërimin e lashtë romak.

(bbc)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb