Dortmund i shkaktoi disfatë 0-2 Bayernit në fundjavë, në ndeshjen e kampionatit. Trajneri i verdhezinjve, në intervistën e dhënë, u shpreh se ky sukses ishte tërësisht i merituar.

“Jemi absolutisht të lumtur dhe jashtëzakonisht të kënaqur. Ishte një fitore e merituar. Kuptuam se duhej të ishim të guximshëm, por edhe efektivë. Për ta bërë këtë duhet edhe pak fat, për të cilin duhet të punojmë, mund të kishim shënuar edhe më herët. Mbajtja e portës së pastër është baza për të arritur çdo gjë këtu. Është fitorja jonë e pestë radhazi.

Tani vijnë javët emocionuese. Nëse luajmë kështu, do të jetë e vështirë të na mposhtin. Ne treguam ngjyrat tona në Champions League” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: