PESHKOPI- Deputeti socialist Rakip Suli u shpreh i bindur se kandidati i ASHE-së Muharrem Rama do ruajë rezultatin deri në fund të numërimit të votave dhe do shpallet kryebashkiaku i ri i Dibrës. Sipas tij, vota e këtyre zgjedhjeve ishte mesazhi i dibranëve për PD-në, që siç tha Suli, e ktheu në Kandahar këtë qytet për vitet që e drejtori.

“Akuzat s’duhet të vazhdojnë më se fyhen qytetarët e Dibrës. Nga 60 qendra doktori është me mbi 2 mijë vota para. Edhe gjatë përmbylljes së fushatës një kryetar i një partie të koalicionit të djathtë fyeu gratë e Dibrës, tha se janë të dehura nga mëngjesi në darkë nëse votojnë doktorin, prandaj mos vazhdoni të fyeni Dibrën. Ne jemi habitur me këtë rezultat, është habitur edhe PD. Sot kanë fituar dibranët duke votuar Muharremin. PD e drejtoi Dibrën për 12 vite dhe u kthye në Kandahar”.

Për Sulin, doktori Muharrem Suli përfaqëson fitoren e gjithë koalicionit në Dibër. Ai tha se ai do sjellë në Dibër shembullin e Erjon Veliajt, ndërsa u shpreh se e pati të lehtë garën se përballë pati një “limon të shtrydhur”.

“Kjo ishte fitorja e gjithë koalicionit. Mençuria dibrane vulosi këtë rezultat i dha mesazh PD me votë. Përball kandidati ynë kishte një kandidat si limon i shtrydhur, ka 8 vjet deputet në Dibër, ka marrë vetëm mandatin, nuk ka bërë 1 punë të vetme. Nuk e di ku e gjeti guximin për të kandiduar. Kishim përballë një kandidat që ishte si limon i shtrydhur nuk dha besim tek dibranët. Dibra i dha mesazh PD nuk mund të jemi përjetë bastion i juaji, të mendojnë mirë. Ndërsa doktor Muharremi do jetë modeli i Erjon Veliajt në Tiranë, do jetë menaxher i mirë, jo flaso”,- vijoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb