Së paku 50 njerëz janë vrarë të dielën mbrëma, si pasojë e dy sulmeve që kanë ndodhur në Kongo.

Sipas mediave angleze, zyrtarët dyshojnë se autorë të sulmeve kanë qenë anëtarë të një grupi terrorist të lidhur me shtetin islamik.

Mësohet 28 njerëz u vranë në Boga dhe 22 në Xabi, dy fshatra rreth 10 kilometra larg njëri-tjetrit. Një udhëheqës lokal fajësoi sulmet ndaj ADF (Forcat Aleate Demokratike), një grup islamik Ugandan i akuzuar për një seri masakrash gjatë 18 muajve të fundit.

Dy zyrtarë lokalë në Boga thanë se terroristët kishin sulmuar një kamp refugjatësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: