Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku tha sot në një deklaratë për mediat se efektivët nuk janë nën presionin e askujt pas sulmeve kibernetike dhe emrave të ekspozuar.

“Nuk ka informacion të klasifikuar pavarësisht instagramit dhe rrjetit. Duhet të keni informacionin për sistemin Deep Sea është motor kërkimi. Nuk ka database nuk ka të dhëna. Nuk kemi asgjë të ekspozuar, megjithatë ekspertiza do e tregojë. S’kemi frikë nga askush. Punonjësit e policisë nuk kanë frikë nga askush. Po kryejnë detyrën e tyre”, tha Rrumbullaku.

I pyetur për çështjen e Ervis Martinajt, ai deklaroi se struktura të veçanta po ndjekin rastin.

“Kemi struktura të veçanta që po ndjekin rastin, na ka deleguar prokurori detyrat është një hetim miks. S’kam për të deklaruar asgjë më tepër”, tha Rrumbullaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb