RUSI- Këto janë imazhet e para që tregojnë masakrën brenda metrosë në Shën Petersburg, ku humbën jetën 14 persona dhe 50 të tjerë u plagosën. Sulmi terrorist ndodhi pasditen e djeshme.

Fotografitë e tmerrshme tregojnë organe të trupit, gjak, rrënoja dhe mbeturina të shpërndara në të gjithë trenin, i cili u godit nga shpërthimi i një bombë me gozhdë teksa që po udhëtonte mes stacioneve Sennaya dhe Sadovaya. Dhjetëra persona mbetën të plagosur, në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë.


‘Daily Mail’ shkruan se Policia ruse ka identifikuar autorin e sulmit.


Bëhet fjalë për Akbarzhon Jalilov, një 22-vjeçar nga Kazakistani, imazhet e të cilit janë publikuar nga CCTV. Në kamerat e sigurisë së metrosë është filmuar djali i ri që mban veshur një xhup të kuq, me kapuç e syze dhe në shpinë mban një çantë. Po ashtu shihet se i riu ka vendosur pajisjen e dytë të shpërthimit, e kamufluar si bombol gazi zjarrfikësish, e cila u gjet dhe u çaktivizua në një tjetër stacion aty pranë. Sipas raportimeve të para u tha se pas sulmit fshihej një person tjetër, fotot e të cilit u publikuan dje. Bëhej fjalë për një person me mjekër, veshur me të zeza. Por pas publikimit të fotove në media, ai u vetë dorëzua në polici, ndërsa këmbëngulte se ishte i pafajshëm. Ndërkohë, Shërbimet e Inteligjencës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: