GREQI – Një rajon policie në Athinë është sulmuar me bomba molotov mëngjesin e sotëm në zonën Pefki.

Një grup prej rreth dhjetë personash të maskuar, hodhën pesë shishe me lëndë djegëse dhe pastaj u larguan me vrap në drejtim të paditur.

Një nga bombat molotov goditi kabinën e rojës. Polici që ndodhej brenda shtiu në ajër disa herë për të paralajmëruar agresorët.

Nga zjarri që pasoi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohet asnjë i lënduar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=182&v=NLYtWlnUR7Y

Në vendngjarje shkuan dy makina zjarrfrikëse që neutralizuan zjarrin e shkaktuar në një makinë të policisë dhe në një autoveturë private.

Policia po zhvillon hetime për të gjetur e arrestuar autorët e sulmit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: