Sulmuesi i Interit, Ange-Yoan Bonny, do të luajë për Bregun e Fildishtë. FIFA ka miratuar të premten ndërrimin e përfaqësueses për 22-vjeçarin, i cili më herët ishte pjesë e Francës U21.
Bonny ka vendosur të luajë për vendin e origjinës së tij, Bregun e Fildishtë, ndërsa ndryshimi formal është publikuar nga FIFA, sakaq për miratimin ishte i nevojshëm edhe aprovimi nga Federata Franceze e Futbollit.
Me këtë vendim, Bonny pritet të jetë pjesë e Bregut të Fildishtë në Botëror, ku afrikanët ndodhen në një grup të vështirë së bashku me Gjermaninë, Ekuadorin dhe Kuraçaon.

