Nga: ZONJA KATERINA

1 pulë mesatare
2 qepë
1 karrotë
1 degë selino
2 lgj vaj ulliri
50 gr gjalpë
3 lugë miell
3 vezë
2 limona
1.5 – 2 litra ujë
1 tufëz majdanoz
Kripë, piper i zi, piper i kuq

Në një tenxhere me 1.5-2 litra ujë vendosim pulën (të larë mirë me ujë të bollshëm dhe me pak uthull) të ziejë. Sapo të fillojë të marrë valë pastrojmë shkumën e krijuar dhe shtojmë në tenxhere 1 qepë të plotë, 1 karrotë dhe 1 degë ose rrenjë selinoje. Rregullojmë shijen me kripë dhe disa kokrra piperi të zi dhe e lemë të ziejë për rreth 35-40 minuta në temperaturë mesatare.

Më pas largojmë pulën nga tenxherja dhe kullojmë lëngun. Në një tigan vendosim gjalpin të shkrijë dhe kaurdisim një qepë të grirë imët. Sapo qepa të zbutet shtojmë miellin dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë. Më pas shtojmë lëngun e kulluar të pulës, e përziejmë derisa masa të lidhet dhe të bëhet kremoze.

Marim një tenxhere të pastër dhe hedhim kremin e përgatitur. Rrahim vezët me lëngun e limonëve dhe pak nga lëngu i pulës. E trazojmë mirë dhe e hedhim në tenxhere ku shtojmë pulën të prerë në copëza të vogla. Rregullojmë në fund shijen me kripë, piper dhe majdanoz. E lemë 5 minuta në temperaturë të sobës dhe e servirim të ngrohtë me pak piper të kuq.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: