Nga: ZONJA VJOLLCA
3 lgj vaj ulliri
3-4 qepë të vogla
3 thelpinj hudhër
4 cm xhinxhër
300 gr patate
500 gr speca të kuq
Lëngu i 2 portokalleve
1.2 litër ujë
Djath kaçkavall i butë
50 ml pana
Kripë, piper i zi

Fillimisht ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa ajo të bëhet transparente, shtojmë hudhrën, xhinxhërën dhe patatet të prera në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim duke shtuar më pas specat të prerë dhe ato në kubikë të vegjël. I kaurdisim derisa të përftojnë temperaturën e përbërësve të tjerë dhe më pas i shuajmë me lëng portokalli. Sapo lëngu të marrë pak valë shtojmë 1.2 litër ujë ose lëng perimesh dhe i lëmë perimet të ziejnë për 15 minuta. Më pas e kalojmë supën në blender dore duke e kthyer në pure. E vendosim supën përsëri në zjarr të marrë një valë duke shtuar pak djath kaçkavall të butë dhe 2 lugë gjelle pana. E rregullojmë supën me kripë dhe piper të zi dhe më pas e servirim supën të ngrohtë duke e dekoruar me disa copa djathi kaçkavall të cilave mund t’i japim dhe forma dekorative në yje të vogla.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb