Policia gjatë ditës së djeshme ndaloi festën në vilën në Vollkovë të Shkupit. Janë arrestuar edhe 29 persona në mesin e të cilëve edhe DJ dhe pronari i objektit. Të gjithë janë çuar në stacion policor, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore në kohë pandemie.

“Gjatë kontrollit te DJ është gjetur edhe materie pluhuri”, thonë nga policia të cilët shtojnë se pas dokumentit të rastit do të parashtrohen kallëzime penale.

Kjo është festa e dytë gjatë dy ditëve që është ndaluar nga policia. Të premten në një banesë në Shkup u arrestuan 13 persona. Edhe këtu policia gjeti drogë, kokainë, marihuanë, ekstaza, amfetamina dhe droga të tjera.

Ndryshe, Qeveria ka ndaluar grupimet dhe organizimet e festimeve në prag të festave të fundvitit, ndërsa ministri i MPB-së tha se do të ketë kontrolle të përforcuara dhe se për këtë kanë plan të posaçëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: