SUV Jaguar i pari i këtij lloji ka pushtuar qendrën e Romës. Quhet F-Pace, makina e re që ka prezantuar Jaguar dhe tashmë janë porositur 500 të tilla nga klientë të çmendur për modelin e ri që zgjeron gamën Jaguar.

Makina është me të vërtetë e bukur nga dizajni i saj, si jashtë ashtu dhe brenda. Trupi i makinës zbulon personalitet dhe një stil elegant, e në të njëjtën kohë fuqi, ndërsa brendësia është një ambient i rafinuar, me cilësi të lartë dhe teknologji.

Jaguar F-Pace është shprehje e një klasi të madh dhe eleganve, por kjo nuk do të thotë se heq dorë nga një dozë sportiviteti.

SUV Jaguar është prezantuar në Romë, në një mbrëmje gala dhe të pranishmit janë mahnitur nga prodhimi i shtëpisë britanike.

Ajo ka një gjatësi, rreth 4.73 metra dhe është diçka e mesme mes Porsche Macan dhe Maserati Levante.

Motori është sigurisht tërheqës: një turbodiesel me 4 cilindra me 180 kuaj fuqi, që do t’u fusë pak frikën markave gjermane më të shitura (Audi, BMW, Mercedes).

Oferta më e fuqishme është padyshim me benzinë, e cila është e përbërë nga 6 cilindra 3.0 me 300 kuaj fuqi.

Prodhimi i parë, me një tavan panoramik, veshje lëkure Windsor, sistem navigimi me touch screen 10.2 polësh.

Çmimet e Jaguar F-Pace fillojnë nga 44,000 € e motorit 4-cilindërsh dhe shkojnë deri në 87,645 euro me prodhimin e parë 380 kuaj fuqi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: