Moderatorja e njohur Bora Zemani e ka nisur ditën sot me një urim special për vëllain e saj, i cili feston ditëlindjen.

Bora ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet i vëllai, ndërsa krahas saj ka zgjedhur fjalët më të bukura.

“Zemra ime, shpirti im, gjaku im! Jam e lumtur që të kam në jetën time, që jam rritur me ty (edhe pse të kam nxirë jetën). Të dua dhe sa më shumë rritemi, të dua edhe më shumë”, shkruan Zemani.

Kujtojmë se ata kanë treguar shpesh në rrjetet sociale që janë tepër të lidhur me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Bora zbuloi pak ditë më parë që e mposhti Covid-19, që e detyroi atë të qëndronte për disa ditë larg programit që moderon.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: