Tajfuni Ursula ruan forcën e tij dhe po sjell erëra “shumë shkatërruese” dhe reshje të mëdha shiu mbi zonën Aklan-Antique, pjesën jugore të provincës Mindoro të Filipineve, tha zyra shtetërore meteorologjike e Filipineve.

Alarmi i erërave nga cikloni tropikal u aktivizua në zona të ndryshme në Luzon, Visayas dhe Mindanao, thuhet në deklaratën e zyrës shtetërore.

Stuhia është duke sjellë erëra të qëndrueshme maksimale prej 140 kilometrash në orë pranë qendrës dhe 195 kilometra në orë në pjesët periferike, theksohet më tej.

Në deklaratë po ashtu njoftohet se tajfuni është duke lëvizur drejt perëndimit me një shpejtësi prej 20 kilometrash në orë.

Banorët lokalë janë paralajmëruar të ndërmarrin masa paraprake për të zvogëluar efektin e mundshëm të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara nga shirat intensivë.

Siapas agjencisë lokale të lajmeve Manila Times, Ursula ka prekur brigjet filipinase pesë herë gjatë 24 orëve të fundit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb