Në qytetin San Francisco të shtetit federal Kalifornia në SHBA kanë filluar të shërbejnë taksitë robotë pa shofer.

Kompania e automjeteve pa shofer “Cruise” e General Motor ka aktivizuar 240 taksi robotë te cilat shërbejnë në rrugët e San Franciscos.

Kjo mendohet të jetë një hap drejt shpërndarjes më të gjerë komerciale të një alternative autonome të premtuar prej kohësh ndaj shërbimeve të udhëtimit si Uber ose Lyft.

Udhëtimi me automjetet pa shofer tani për tani mund të bëhet vetëm natën dhe në rajone të caktuara të qytetit, ndërkaq pritet që në të ardhmen të përhapet në mbarë qytetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: