Gratë afgane pretendojnë se janë mbyllur nga talebant brenda një banke, për t’i parandaluar ata që të marrin pjesë në protestat në Kabul.

Mediat e huaja shkruajnë, se mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të protestuar ndaj qeverisë së sapoformuar.

Miraqa Popal, kreu i lajmeve në Tolo Neës të Afganistanit, ndau klipin në Tëitter, duke shkruar se disa dëshmitarë okularë thanë se gratë u mbajtën në Bankën Azizi të Kabulit ‘për t’i parandaluar ata që të bashkoheshin me protestuesit’.

Kujtojmë se talebanët formuan qeverinë e re dje dhe tanimë kanë deklaruar se një nga urdhrat e para do të jetë zbatimi i ligjit të sheriatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb