AFGANISTAN

Talebanët kanë shpallur fitoren në Luginën Panjshir, e vetmja fortesë rezistence e pa pushtuar nga ta.

Zëdhënësi i talebanëve deklaroi zyrtarisht se “Me këtë fitore, vendi ynë është nxjerrë plotësisht nga moçali i luftës,”.

Gjithsesi nga fronti i rezistencës së Panjshir për të disatën herë e kanë mohuar fitoren e talebanëve.

Për ditë me radhë talebanët kanë rrethuar Luginën, por rezistenca është e ashpër. Historikisht Lugina Panjshir i ka rezistuar si sovjetikëve dhe talebanëve në luftë.

Aty fshihen disa nga objektivat e talebanëve që mundet edhe të ekzekutohen nëse kapen. Gjatë ditëve të fundit luftime të ashpra kanë sjellë dhjetëra viktima në Panjshir.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb