Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, iu është bashkuar reagimeve për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, pas bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë. Përmes një postimi në ‘Twitter, Michel tha se është koha që Kosova dhe Serbia të tërhiqen në mënyrë që situata në veri të qetësohet.

Michel pohoi ndër të tjera se po mban kontakte të ngushta me kreun e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me situatën në veri të Kosovës.

“Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, që të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën, duke përfshirë tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë dhe barrikadat dhe të vazhdojnë negociatat mbi propozimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak”, ka shkruar ai në Twitter.

Për zhvillimet në veri të Kosovës, ku serbët lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët që shpien drejt dy pikave kufitare me Serbinë, Jarinë dhe Bërnjak, kanë reaguar edhe BE SHBA dhe vendet të tjera, duke kërkuar shtensionim të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb