NGA Zonja Katerina
Përbërësit

800 gr mish
1 kg patate, 1-2 lgj majonezë, 1 lgj mustardë, 1 lgj miks beharnash, 2 kokrra qepë, 3-4 lgj vaj ulliri, Koper, majdanoz, Kripë, piper
½ gotë ujë.

Përgatitja

Mishin e prerë në kubikë mesatare e hedhim në një tavë ku shtojmë patatet të prera në kubikë. Shtojmë më pas erëzat dhe qepët të grira në rrathë. Mustardën dhe majonezën e trazojmë me vajin dhe e shtojmë mbi mishin me patate. Në fund në anë të tavës shtojmë gjysëm gote ujë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 45 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb