Nga: ZONJA KATERINA

3-4 patëllxhanë, 4-5 domate, 150 djathë të verdhë, 3-4 lgj vaj ulliri, ½ lugë kanellë, Gjethe borziloku, Kripë, piper

Presim patëllxhanët në feta rreth 1cm dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër guzhine, i spërkasim me kripë, piper dhe vaj ulliri. I përziejmë dhe i vendosim të piqen në furrë në 200 gradë Celsius për 8-10 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën. Grijmë domatet në rende, i hedhim në tenxhere ku shtojmë kripë, piper, kanellë, pak vaj dhe i vendosim të ziejnë sa të bëhet një salcë e lidhur.

Marrim një tavë, hedhim pak nga salca e përgatitur dhe bëjmë një shtresë me patëllxhanë, hedhim përsëri salcë duke e spërkatur me pak djathë dhe gjethe borziloku. Bëjmë përsëri një shtresë me patëllxhanë, salce, gjethe borxiloku dhe djathë të grirë. Më pas e vendosim në furrë për 25 minuta. Pasi të piqet e lemë të ftohet dhe e servirim me sallatë jeshile.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb