Nga: ZONJA VJOLLCA*
Tavë me patellxhanë me gjizë
1 kg patëllxhanë
400 gr domate
2 thelpinj hudhër
200 gr gjizë pa kripë
3 lugë gjelle djathë parmixhano
100 ml qumësht
1 kokërr vezë
1 lugë kafeje rigon
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Presim patellxhanet në feta rrumbullake dhe i vendosim në një tavë me letër kuzhine në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 10 minuta. Kaurdisim domatet e prera në kubikë (ose mund të përdorim salcë domateje) me dy thelpinj hudhër të shtypur, rigon, kripë dhe piper të zi. Në tasin me gjizë shtojmë 100 ml qumësht, djathë parmixhano, një kokërr vezë, pak kripë dhe piper. Lyejmë tavën me pak vaj ulliri shtrojmë fillimisht 1/3 e salcës me domate, mbi salcë vendosim patëllxhanët, vendosim një shtresë me gjizën e trazuar me përbërësit e tjerë, më pas vendosim përsëri një shtresë me salcë, një shtresë me patëllxhanë dhe kështu deri në përfundim të përbërësve. Në fund të gjithë sipërfaqen e spërkasim me djathë parmixhano dhe rigon dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb