KOSOVË

Të hënën do të jetë një datë vendimtare për Kosovën, dita kur do të vendoset nëse qeveria do të jetë ajo me kryeministër Albin Kurtin apo do t’i hapet rrugë një tjetre, ose zgjedhje të parakohshme.

Por nëse nuk votohet, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë Boiken Abazi paralajmëron se do të ketë protestave.

Në një status në Facebook, Abazi thotë se Kuvendi të hënën do të vendosë nëse ky do te jetë viti i ndryshimit apo viti që do të shtyjë qytetarët në protesta masive kundër qeverive të pushtetit të vjetër.

Në fakt kjo është hera e parë që Vetëvendosja mund të krijojë një qeveri. Deri të hënën është afati kushtetues për të formuar qeverinë dhe ditët e fundit ka sinjale për një marrëveshje me LDK-në. Kjo e fundit duket se nuk do të krijojë qeveri pa LVV, pasi përjashtoi koalicionin me ndonjë parti të ish- koalicionit qeverisës PAN.

STATUSI I BOIKEN ABAZIT

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse viti 2020 do jetë viti i qeverisë së ndryshimeve të qeverisë Kurti 1, apo viti ku do i shtyjë qytetarët të organizojnë protesta masive që do rrëzojnë çdo lloj qeverie të pushtetit të vjetër.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb