NGA EDUARD ZALOSHNJA
Në bashkitë e vogla, votat e 21 qershorit për kryebashkiakë patën përthyerje të ndryshme lokale, fisnore e personale. Për këtë arsye, në shumë bashki, nuk pati një korelacion të fortë mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave që morën koalicionet mbështetës respektivë në zgjedhjet parlamentare të 2013­-ës.

Por në dy bashkitë më të mëdha, Tiranë e Durrës, ku u regjistruan përkatësisht 300 mijë e 100 mijë vota të vlefshme, vlen të bëhet një analizë e korelacionit mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave të 2013­ës të koalicioneve mbështetës. Kjo, sepse madhësia e këtyre bashkive nuk krijon shumë mundësi për përthyerje lokale, fisnore e personale.

Në Durrës, Vangjush Dako mori pothuaj ekzaktësisht aq vota sa morën në 2013­ën të 37 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Grida Dumën – ajo mori aq vota sa morën në 2013­ën të 15 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë.

Pra, mund të thuhet se në Durrës, mund të mos ishin zhvilluar fare zgjedhjet, dhe kryebashkiaku mund të ishte përcaktuar thjesht nga votat e dy koalicioneve në 2013­-ën.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Tiranën, ku garuan 4 kandidatë të pavarur, përveç 2 kandidatëve kryesorë. Të pavarurit, së bashku, morën 22 mijë vota (shumicën dërrmese të votave i mori Gjergj Bojaxhi), duke krijuar një përthyerje të korelacionit mes votave për kryebashkiakë të 21 qershorit 2015 dhe votave të 2013­ës të koalicioneve mbështetës.

Dhe pyetja është nëse kandidatët e pavarur morën vota “të majta” apo “të djathta”.
Në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj mori 55 mijë vota më pak se sa morën në 2013­ën të 37 partitë që embështetën zyrtarisht atë, ndërsa Halim Kosova mori 3 mijë vota më pak se sa morën në 2013­ën të 15 partitë që e mbështetën zyrtarisht atë. Duke patur parasysh se Bojaxhi etj. morën 22 mijë vota, duket se votat për Bojaxhi etj.

kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Dhe tani le të shohim si ka ndikuar vota e Bojaxhiut etj. në zonën urbane të Tiranës (11 minibashkitë), ku të pavarurit morën shumicën dërrmuese të votave.

Në minibashkinë 1, Veliaj pati një deficit prej 3600 votash dhe Kosova prej 300 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1400 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

Në minibashkinë 2, Veliaj pati një deficit prej 6100 votash dhe Kosova prej 600 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 2800 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 3, Veliaj pati një deficit prej 3900 votash dhe Kosova prej 100 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1400 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 4, Veliaj pati një deficit prej 4200 votash dhe Kosova prej 1600 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1300 vota. Në këtë minibashki nuk duket qartë se tek cili deficit mund të kenë ndikuar më shumë votat për Bojaxhi etj.
Në minibashkinë 5, Veliaj pati një deficit prej 7600 votash dhe Kosova prej 700 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 3800 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 6, Veliaj pati një deficit prej 4300 votash dhe Kosova prej 300 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1200 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 7, Veliaj pati një deficit prej 4900 votash dhe Kosova prej 900 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 2500 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 8, Veliaj pati një deficit prej 2800 votash dhe Kosova prej 600 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1500 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 9, Veliaj pati një deficit prej 4500 votash dhe Kosova prej 100 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 2100 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 10, Veliaj pati një deficit prej 2000 votash dhe Kosova prej 900 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1300 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.
Në minibashkinë 11, Veliaj pati një deficit prej 4700 votash dhe Kosova prej 0 votash, ndërsa Bojaxhi etj. morën 1000 vota. Duket se votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar vetëm tek deficiti i Veliajt.
Duke përmbledhur, duket se në të gjitha minibashkitë, përveç asaj Nr. 4, votat për Bojaxhi etj. kanë ndikuar shumë më tepër tek deficiti i Veliajt, se sa tek ai i Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb