Njëzet e pesë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur forcat ukrainase bombarduan qytetin Donetsk të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore. Më herët, Denis Pushilin, i emëruar nga Rusia në krye të qarkut, kishte folur për trembëdhjetë të vdekur dhe dhjetë të plagosur.

Sipas Alexei Kulemzin, kryebashkiaku i emëruar nga Rusia, forcat ukrainase bombarduan një zonë të frekuentuar me njerëz, ku kishte dyqane dhe një treg. Pushilin tha se shërbimet e urgjencës po punonin në vendngjarje dhe se ekspertët po përpiqeshin gjithashtu të mbledhin fragmente të armëve të përdorura në sulm.

Donetsk është një nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuar nga Rusia vitin e kaluar, një veprim i dënuar nga shumica e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: