Keidi Bare do të jetë pjesë e Espanyol edhe për sezonin tjetër. Sipas Mundo Deportivo, Klubi ka vendosur që vetëm disa lojtarë të jenë të jenë të paprekshëm. Në boshtin e modestëve të Spanjës do të jenë Óscar Gil, Sergi Gómez, Calero, Cabrera, Keidi Bare, Sergi Darder, Embarba, Aleix Vidal, Nico Melamed,  Joan García, Javi Puado dhe Ëu Lei.

 

24 vjeçari ka qenë faktor i rëndësishëm në arritjen e mbijetesës. Bare luajti 25 ndeshje dhe shënoi një gol. Ky ishte viti i dytë me këtë fanelë.Espanyol  renditet në vendin e 13-të, me 41 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb