Në aeroportin e Roissy-Charles de Gaulle në Paris ka mbetur i plagosur një doganier, si pasojë e sulmit me armë zjarri.

Sipas mediave të huaja një grua peruane, e cila u kap në flagrancë me kokainë, grabiti armën e doganierit dhe e qëlloi me armë në bark. Sulmi ndodhi teksa punonjësi po e shoqëronte të burgosurin në tualet.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e makinës së saj u gjetën tre kilogramë kokainë. Gruaja u arrestua dhe u akuzua për tentativë për vrasje dhe shkelje të ligjit për drogën.

Sipas autoriteteve franceze, më shumë se 157 ton drogë, kryesisht kanabis dhe kokainë, u kapën vitin e kaluar, një rekord i të gjitha kohërave për vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb