Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi bëri të ditur se ka firmosur refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in në Korçë, pasi siç shprehet ai, projekti në fjalë nuk përmbush kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Europian.

Ky vendim vjen pas kryerjes së një analize vjetore të punës se Inspektoratit të mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit.

“Firmosëm refuzimin e lejes mjedisore për TEC-in e Korçës. Projekti nuk përmbush standardet e kërkuara nga BE”, tha Klosi.

Ministri Klosi tha se TEC-i i Korçës është një në zhurmë tipike politike. Ai shtoi se nuk do të lejohet ndërtimi i tij pasi nuk ka një projekt sipas standardeve evropiane.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: