Që nga orët e para të pasdites së së martës pasagjerët  e metrosë janë përballur me shqetësime dhe vonesa në linja. Shkak kanë qenë telefonatat e të panjohurve, të cilët kanë informuar për vendosjen e lëndëve shpërthyese në stacionet në Syntagma dhe Monastiraki , të cilat do të shpërthejnë njëra pas tjetrës, pak pas orës 3:30 dhe 4:15.

Me urdhër të Policisë Helenike janë evakuuar dhe mbyllur të gjitha stacionet e Linjave 2 dhe 3 të Metrosë, si dhe Qendra e Kontrollit të Operacionit, e cila ndodhet në Sintagmë.

Trenat qëndrojnë të palëvizshëm në stacione pa pasagjerë. Pak para orës 17:30 është rikthyer qarkullimi në Linjën 1 të Metrosë (Elektrike), i cili u krye përkohësisht në seksionet Pire – Thiseio dhe Omonia –  Kifisi .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: