Tenistja kanadeze Eugenie Bouchard, e konsideruar si një nga sportistet më tërheqëse në botë, ka magjepsur sërish fansat me postimet e saj të fundit në rrjetet sociale. Ish-numri 5 në botë ka postuar disa foto, që kanë bërë xhiron e botës.

29-vjeçarja ka treguar edhe një herë format e saj, duke zbuluar hiret dhe bërë për vetë ndjekësit e saj të shumtë, teksa numëron rreth 2.5 milionë të tillë.

Edhe pse në fushat e tenisit ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, duke zbritur në vendin e 283- të, jashtë saj ajo vazhdon të jetë mahnitëse, çka e konfirmojnë fotot e fundit të postuara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genie Bouchard (@geniebouchard)

Aktualisht, Eugenie Bouchard po luan në turneun e Madridit, ku u eliminua në raundin e dytë. Për momentin ajo nuk e ka vendosur ende nëse do të vijojë të luajë apo do t’i dedikohet më shumë modës, ku për hir të vërtetës po fiton shumë më tepër se në tenis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb