Bashkimi Europian i ka bërë sërish thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të de-përshkallëzojë tensionet, të ndalojë konfliktet dhe t’i kthehet dialogut me Kosovën.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell ka bërë me dije se BE kërkon fuqimisht që dy vendet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Për t’i dhënë fund përplasjeve dhe vendosjes së barrikadave, palët duhet t’i kthehen bisedimeve”, ka thënë ndër të tjera Borell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb