TIRANE

Me tension u shoqërua seanca e sotme plenare, kur numri dy i demokratëve, njëherësh nënkryetar i parlamentit spërkati me bojë kryeministrin Rama. Duket se përqeshjet e këtij të fundit në seancat e mëparshme plenare, kanë kaluar cdo kufi për demokratin Paloka, i cili ndërmori edhe veprimin e sotëm. Por ndërsa garda nxitoi të rrethojë kryeministrin e ministrat e kabinetit, fjalët nën zë të tij apo ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin duket se i kanë shpëtuar kamerave, edhe pse pamundur të dëgjohen.

Veprimi i Palokës ka gjetur të papërgatitur kryeministrin i cili, në castet e tensionit në seancë i është drejtuar Palokës me fjalët  ‘plehrë’, po ashtu e nevrikosur me kolegun deputet, kundërshtar politikë, ministrja Spiropali e quan atë ‘qelbësirë’, ‘s’ka turp’ lexohet në mimikën e saj.

Gjithashtu nga vendi, ndërsa kryeparlamentari Ruçi i kërkonte demokratit Paloka të linte sallën, ky i fundit kërkon që masat të merreshin edhe ndaj kryeministrit Rama, për talljet e të sharat ndaj tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb