Beshiktash, rivali i Tiranës në Conference League, nuk di të ndalet. Klubi turk pasi siguroi shërbimet e Rebic, mbetet vetëm zyrtarizimi, është gati të vë në jetë një tjetër goditje të fortë. Sipas mediave italiane, Beshiktash ka paraqitur një tjetër ofertë zyrtare në derën e Milanit, këtë herë për Junior Messias. Turqit janë të gatshëm të ofrojnë 1 milionë euro për Messias, ndërsa Milan kërkon tre.

Beshiktash
Beshiktash

Gjithnjë sipas mediave italiane, Beshiktash dhe Milan mund të gjejnë një akord për transferimin e Messias. Këto dy lëvizje tregojnë qartë edhe një herë diferencën e madhe mes ekipit të Beshiktash dhe Tiranës. Dy ekipet do të përballen me 3 gusht në “Air Albania” për ndeshjen e kthimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb