ITALI – Aktorja italiane Alexandra Filotei është një ndër të mbijetuarit në Pescara del Tronto, pas tërmetit shkatërrues që mori jetën e qindra personave, në të gdhirë të 24 gushtit.

48-vjeçarja qëndroi gjatë nën rrënojat e shtëpisë së prindërve të saj, e cila u shkatërrua tërësisht nga tërmeti. Pas 9 orësh, grupet e shpëtimit arritën ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat.

Pasi u dërgua në spital, aktorja rrëfeu se i kishte mbajtur sytë mbyllur gjatë gjithë kohës që qëndroi nën gërmadha.
“Kisha frikë nga ajo që do të shikoja. Ndjeja erën e gazit dhe thosha me vete, më mirë të vdes kështu, të paktën nuk do marr vesh asgjë.”- është shprehur aktorja.

Alexandra Filotei kishte shkuar në shtëpinë e prindërve në Pescara del Tronto, për të kaluar disa ditë pushimi. Nën gërmadhat e shtëpisë humbi jetën nëna e saj Ada, ndërsa babai Martino është plagosur dhe ndodhet në spital në Perugia. Fatmirësisht dy fëmijët e aktores kanë shpëtuar.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb