Autoritetet tajvaneze tani kanë konfirmuar se në total 127 persona janë bllokuar si rezultat i tërmetit. Prej tyre, 77 prej tyre janë bllokuar brenda tuneleve Jinwen dhe Qingshui nën malet në qarkun Hualien. Po ashtu mes këtyre personave janë dhe dy shtetas gjermanë, të cilët janë bllokuar në tunelin Chongde në Parkun Kombëtar Taroko.

50 persona mësohet se u bllokuan në katër minibusë që po udhëtonin nga qendra e qytetit Hualien drejt parkut kombëtar Taroko aty pranë. Të gjithë ata po shkonin në hotelin Silks Place Taroko, pasi do të festonin disa festa.

Kujtojmë se nga tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 7.4 ballë deri më tani kanë humbur jetën 9 persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: