Një tërmet i fortë ka “shkundur” Greqinë gjatë natës së kaluar.

Tërmeti ka pasur një magnitudë 5.2 të shkallës rihter dhe është regjistruar rreth orës 01:50, në zonën detare të malit Athos.

Lëkundjet sizmike në zonë filluan të shtunën, në të njëjtën ditë kur 88 vjet më parë ndodhi tërmeti vdekjeprurës në Halkidiki me 161 të vdekur.

Sipas njoftimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e dridhjeve ndodhet në det 22 km në jug-jugperëndim të malit Athos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: