Eksperti i mjedisit Lavdosh Ferruni, ka sjellë në fokus shqetësimin në lidhje me termocentralet lundruese që do të ndërtohen në zonën e Vlorës, të cilët nuk prodhojnë energji.

Që në nisje të bisedës në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Ferruni tha se ndaj tij është ngritur një padi, vetëm për faktin që t’i mbyllin gojën.

“Ndaj meje ka nisur një çështje penale dhe është një tentativë për të mbyllur gojën. Termi anije është i gabuar pasi nuk janë të tilla, por është përdorur për t’i dhënë një konotacion më pozitiv. Janë bërë bashkë për të kapur Vlorës, gjiri i Vlorës do të pushtohet sepse do të bëhet një terminale gazi, që do të shpërndajë gaz në të gjithë Ballkanin dhe do të përdorin Vlorën. Ata janë të saktë për interesat e tyre, por përse qeveria shqiptare e lejon këtë gjë.

Ne nuk kemi nevojë, nuk kemi pasur as në 2005. Sot ja një presion nga kompani që duan të investojnë energjinë diellore, edhe kompani shqiptare. Ky presion është bërë qëllimisht që t’i hapet rruga projekteve të fosileve. Projekti është në shkelje totale, është bërë në mënyrë të fshehtë. Letra u fut në dosje edhe kaq. Po sërish në mënyrë të fshehtë u bë deklarata që nuk u publikua, zonja Kumbaro ka bërë deklaratë pa bërë asnjë komunikim dhe pa pyetur ekspertë mjekësorë. Ka shumë elementë që të çojnë drejt një aferë, edhe pse duket më e kujdesshme se ajo e inceneratorëve. Kamuflohen me faktin se është Amerika, por nuk ka lidhje fare. Gjejnë një territor ku nuk shihet rezistencë nga qeveria. Turizmi nuk mund të bashkëjetojë me energjinë fosile”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: