Pas sulmeve terroriste të ndodhura mbrëmjen e të premtes në Paris, autoritetet po zbulojnë se si është planifikuar masakra. Ata mendojnë se terroristët kanë përdorur konsolën PlayStation 4 të Sony-t.

Ministri i brendshëm belg, Jan Jambon, ka zbuluar se agjentët e ISIS kanë përdorur PS4 për të komunikuar me njëri-tjetrin. Ata kanë zgjedhur këtë pajisje pasi është e vështirë për t’u monitoruar.

“PlayStation 4 është më i vështirë se WhatsApp për t’u përgjuar,” tha Jan Jambon, transmeton “Krokodili”.

Sistemi relativisht i ulët i teknologjisë ofron një mënyrë më të sigurt se thirrjet telefonike, mesazhet tekst apo ato elektronike për të komunikuar.

Terroristët e Shtetit Islamik mund të kenë përdorur disa opsione të PS4 për të komunikuar, nga dërgimi i mesazheve nëpërmjet Rrjetit PlayStation (PSN) të shërbimit të lojërave në internet dhe komunikimi me audio deri tek komunikimi nëpërmjet një loje të caktuar.

Dokumentet e publikuar nga Edward Snowden në vitin 2013 zbuluan se NSA dhe CIA kanë përdorur lojëra si World of Warcraft për të infiltruar takime virtuale.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: