Gjiganti i veturave elektrike Tesla do të tërheqë më shume se 285 000 vetura në tregun kine pas një hetimi që ka treguar se softueri i tyre i ndihmës së shoferit mund të shkaktojë përplasje, theksoi qeveria kineze.

Tesla, që ka theksuar se alarmi ka të bëjë me disa nga modelet 3 dhe Y, të importuara ose të prodhuara në Kinë, do të kontaktojë pronarët e prekur dhe do të zëvendësojë softuerin e tyre me një version të ri falas.

Ky ishte problemi më i fundit për pionierin e makinës vetëdrejtuese, objekt i hetimit nga autoritetet kineze pas disa përplasjeve fatale në muajt e fundit.

“Për shkak të problemeve me sistemin e kontrollit të shpejtësisë (…), shoferi lehtë mund ta vendosë në punë atë gabimisht”, vunë në dukje autoritetet në raportin e tyre.

“Kjo mund të shkaktojë një rritje të papritur të shpejtësisë dhe në raste ekstreme, të shkaktojë një përplasje”, shton raporti.

Prodhuesi i automjeteve gjithashtu është dashur të merret me ankesa të shumta në mediat sociale nga klientët e saj kinezë për cilësinë dhe çështjet e shërbimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: